Këngëtari Flori Mumajesi konkurron te “Kënga Magjike” së bashku me Klajdi Harunin me këngën e tyre të titulluar “E para”.
Advertisements
Pas një publikimi që ai ka bërë në “Instastory”, këngëtari ka shkruar fjalë prekëse për nënën e tij e cila ka ndërruar jetë disa muaj më parë pas problemeve shëndetësore. Ai është shprehur se ishte hera e parë që pasi ka kënduar nuk ka marrë mesazh nga nëna e tij, duke vendosur në sfond këngën e tij “Dhemb”.
“Hera e parë që nuk më vjen një mesazh nga ty. Nuk ka ditë që s’e vuaj mungesën tënde, por edhe pse u mundova të mos dorëzohem, sot gati ndihem i dorëzuar pa ty, se m’ka marrë malli me t’mbajt erë n’qafë, m’ka marrë malli me t’puth, me t’pa, me t’prek, me m’shkrujt sapo më ke parë në tv, e të më thuash si dola dhe pastaj të marrë në tel e t’flas me ty, me ta dëgju zërin e me m’thon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!