Eurovision/Anxhela Peristeri u ‘sùlmùa’ nga mediat e tyre, Gjon Muharremaj ‘thumbon’ serbët duke bërë shqiponjën dykrenare

Skena e “Eurovision” këtë vit u ndez nga dy shqiptarë. Përveç, Anxhela Peristerit, një tjetër shqiptar që përfaqësoi Zvicrën, ishte Gjon Muharremaj, i cili shkëlqeu mbrëmjen e djeshme me performancën e tij.

Advertisements

Një moment mjaft emocionues u shkëput gjatë momentit të vlerësimit, teksa Gjon zgjodhi një formë mjaft të veçantë për të festuar pikët që Shqipëria ja dha.

Teksa juria shqiptare votoi me 12 pikë për Gjonin ai menjëherë bëri me duar shqiponjën, duke u treguar dhe njëherë sa krenar është që është shqiptar.

Advertisements

Ai arriti të marrë shumicë pikësh në krye të listës me pikët e jurisë profesioniste por publiku përmbysi gjithçka duke i dhënë fitoren Italisë.

Kujtojmë se Anxhela Peristeri kur bëri shqiponjën u “maskarua” nga mediat serbe pasi e cilësuan si gjë të “turpshme” veprimin e saj, mirëpo pyesim veten kësaj here a kanë gjë për të shtuar serbët?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE rëndë/ 11-vjeçari qëllon veten me àrmën e të atit, policia në vendin e ngjarjes
Artikulli tjetërNjihuni me Këmbimin Valutor, 23 Maj 2021