“Màfia dhe Gucci”/ ILD nis verifikimin në terren për Kapedanin, dërgon ekip të posaçëm në Gjykatën e Elbasanit (video)

Inspektoriati i lartë i drejtesisë ka dërguar një ekip të posaçëm në gjykatën e Elbasanit, pas publikimit të videove provo kuese të saj në media.

Advertisements

Mësohet se ekipi i ILD-së do të fotografojë zyrën dhe ambientet e gjykatës së Elbasanit, për të parë nëse ato janë të njëjta me videot që postonte Kapedani në tik-tok.

Më herët ILD njoftoi se ka nisur hetim disiplinor ndaj Kapedanit, e cila aktualisht është në proces vettingu.

Advertisements

Gjatë ditës së sotme emri i gjyqtares ishte kryefjalë e mediave dhe rrjeteve sociale, pas publikimit tqë videove të saj provo kuese nga rrjeti tik-tok, për të cilin vetë gjyqtarja tha se nuk menaxhohej prej saj.

Kapedani e quan shpërndarjen e videove në TikTok një tentativë që i bëhet asaj për t’i prishur imazhin. Ajo ndër të tjera thotë se ndihet keq për publikimin e atyre videove.

“Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky su lm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”, u shpreh Kapedani.

Enkeleda Kapedani u vendos në krye të gjykatës së Elbasanit ne shtator të vitit 2020. Kapedani u zgjodh nga trupa gjykuese.

Pas dorëheqjes të gjyqtarit Zihni Shahu, u zgjodh Kapedani nga një votim i kryer mes gjyqtarëve të gjykatës së Elbasanit.

Gjyqtarja Kapedani, ka marrë më shumë vota se dy koleget e saj Matilda Fetau dhe Pajtime Fetahu, që konkuruan për këtë pozicion.

Enkeleda Kapedani ka marrë 4 vota, Matilda Fetau ka marrë 4 vota dhe Pajtime Fetahu ka marrë 1 votë. Në fund fituese doli Enkeleda Kapedani për shkak të vjetërsisë së punës me dy vite më tepër punë në raport me gjyqtaren Matilda Fetahu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDisa nga gratë më të suksesshme në botë mbajnë këto shenja horoskopi
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Makina ‘fluturon’ në ajër motorin, humb jetën një person