Ekspertët tregojnë mënyrat më të mira për të lehtësuar migrenën pa ilaçe

Një nga aspektet më frustruese të migrenës është se nuk dihet shkaku dhe për këtë gjë nuk ka shërim të sigurt. Megjithatë, shumë persona që vuajnë nga migrena dinë disa zgjidhje të cilat janë të lidhura me të ngrënit e shëndetshëm. Disa gjëra që duhet të shihni për ti bërë më mirë janë:

Advertisements

Largoni kafeinën

Nëse jeni i dhënë pas kafesë, atëherë bëni mirë të hiqni dorë prej saj, pasi kafeina kontribuon në shkaktimin e migrenës. Nëse trupi mësohet me kafeinë dhe ju hiqni dorë prej saj sikur një ditë, kjo do të shkaktojë dhimbje koke.

Advertisements

Qetësohuni dhe meditoni

Nuk është e nevojshme të flini, mjafton të kaloni një orë në qetësi. në mënyrë që fijet nervore dhe muskujt të relaksohen. Bëni 5-10 minuta meditim çdo ditë dhe kjo do ju ndihmojë të ulni nivelet e stresit. Nëse meditimi nuk bën për ju, atëherë stërvituni. Kjo do të shmang lodhjen dhe st resin që shkaktojnë dhimbje koke.

Qëndroni të hidratuar

Pini ujë vazhdimisht edhe nëse nuk ju pihet. Migrena, dhimbjet e kokës dhe luhatjet e humorit shkaktohet edhe nga mungesa e ujit.

Kujdes me atë që hani

Shumë ushqime janë shkaktare të fillimit të migrenës, si çokollata, mishi i përpunuar, djathi, soja dhe arrat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit Kryegjyqtarja e Elbasanit: S’e di kush i ka shpërndarë videot, s’kam TikTok
Artikulli tjetërBie në humnerë, humb jetën 60-vjeçari nga Tepelena