E trishtë! Sëmundja e rëndë i merr jetën gazetares së njohur shqiptare, djali i saj jep lajmin e hidhur(EMRI+FOTO)

Një lajm i trishtë ka ardhur për median shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare gazetarja e njohur shqiptare e Radio Tirana International, Dashuri Murati.

Advertisements

Ajo ndërroi jetë ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë. Zonja Murati filloi punën në Radio Tirana International në vitin 1976, në seksionin e gjuhës turke.

Që prej atij viti, e derisa doli në pension, zonja Murati ishte një prej njerëzve me përgjegjësi të lartë dhe sa e sa herë është shfaqur në takime zyrtare të delegacioneve të nivelit të lartë mes dy vendeve.

Advertisements

Dasha, bashkëshorte e diplomatit Shaban Murati gjithashtu, kujtohet nga kolegët e saj në RTSH për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e lartë. Rrugën e ndjekur nga ajo mes gazetarësh e pasoi i biri, Erl Murati. Lajmin e trishtë e ka dhënë vet Erli përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Për shkak të situatës së Covid-19, ceremonia do të zhvillohet në një rreth familjar, ndërkohë që familja lajmëron se pritjet do të zhvillohen të dielën në Hotel Mondial, nga ora 10.00 deri në orën 19.00.”, shkruan ai ndër të tjera.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë e shkakton plakjen e trurit? Ja mënyrat më të mira për mendje të mprehtë
Artikulli tjetërI bëjmë çdo ditë, por a e dini që këto 3 veprime dëmtojnë rëndë veshkat?