Një lajm i hidhur ka ardhur mëngjesin e sotëm për muzikën shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare kompozitori i njohur dhe ish-profesori i Universitetit të Prishtinës, Fahri Beqiri.
Advertisements
Lajmin për vde kjen e tij e ka bërë të ditur muzikanti Ylber Asllanaj, përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.
“Pusho në paqe prof.Fahri Do të të kujtojmë me respekt e dashuri për aq sa t’jemi edhe ne!”, ka shkruar ai.
Advertisements
Fahri Beqiri u lind në vitin 1936 në qytetin e Mitrovicës. Rrugëtimin e tij profesional e filloi në shkollën e mesme të muzikës në Prizren për t’i vazhduar studimet në Akademinë e Muzikës në Beograd.
Beqiri ka qenë dirigjent i korit dhe orkestrës frymore në Mitrovicë, tërë aktiviteti i tij është i lidhur ngushtë me organizimin, promovimin e muzikës në vend.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!