“Do ta près gjuhën”/ Përfaqësuesi i PD: Joana Melëngu duhet të ishte në bùrg, por po numëronte votat e PS në sallën e KAS

Përafqësuesi i PD, Marash Logu ka folur për mediat lidhje me deno ncimin e tij për kërcënimin e vëzhguesit demokrat nga vëzhguesja e PS, Joana Melëngu.

Advertisements

Logu thotë se Joana Melëngu u kap më 20 prill në furgonin duke shpërndarë ushqime të Rezervave të Shtetit për të marrë vota.

Ajo sipas tij duhet të ishte në bu rg për kr ime zgjedhore, por nga ana tjetër po numëronte votat e PS në sallën e KAS.

Advertisements

Sa për vendimin e KAS për të lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, Logu thotë se rinumërimi konfirmoi se votuesit shqiptarë janë kërc ënuar dhe administrata u përdor për vota.

‘’Si PS përdori gjithë administratën për të maksimizuar votat. Noterët e ma sa k rës zgjedhore kanë refuzuar kërkesët tonë për informacion. Joana Melengu ka kërcënuar vëzhguesin e PD, se kur të dalësh jashtë do të ta pres gjuhën do merremi vesh. Një kër cën im për jetën e qytetarit.

Joana Melengu është kryetarja e njësisë administrative nr.2 në Berat, ishte tek furgoni duke shopërndarë ushqime nga Rezerva.

Për ato kr ime duhet të ishte në bu rg, ishte në sallën e KAS, jo vetëm duke rinumëruar e rivlerësuar votat e PS, por edhe duke kër cën uar vëzhguesit e PD.

Nëse për ata zotërinj kjo ishte e pranueshme, dhe për PS, për ne është e papranueshme. Qytetarë janë kërcënuuar, siç po e shihni kjo s’ka ndodhur vetëm këtu, ka ndodhur edhe dje. Gjatë gjithë zgjedhjeve.

Vëzhguesi na informoi. Vëzhguesi u kër cë nua dhe na kërkoi mos bëhet publik emri se ka fr ikë.

Më tha se është kër cë nuar, dhe më kërkoi mos e bëja publike këtë gjë. Kjo gjë është bërë sot para syve të gjithë shqiptarëve. Ne e dimë kush janë institucionet, ky është shembulli më flagrant. Joana Melengu duhet të ishte në bu rg, por isht sot në tavolinën nr.3 për të numëruar votat e PS. Njerëz të lidhur me kr imi n që në sallën e KQZ e KAS, ku janë gjithë këto media.

Unë mendoj që rinumërimi ka konfirmuar se votuesit shqiptarë u kërcënuan, u shantazhuan, dhe shiheni si rastin e një vëzhguesi të PD. Administrata shtetërore u përdor për vota.

Unë di që administrata e Beratit paguhet për të bërë punën në Bashki, e jo për të numëruar votat e PS. Janë ditë pune, qytetarët e Beratit, taksapaguesit po paguajnë për këta punonjës. A mund të gjeni ditë të PD që punon në shtet dhe vin numëron këtu? Askush, asnjë. ‘’- tha Logu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRezultat i ‘hidhur’/ Shqipëria mposhtet 0-1 në miqësoren e dytë me Bosnje-Hercegovinën
Artikulli tjetërSkandali/ Deputetit shqiptar i dalin SMS-të e pazareve që shkëmbente në Kuvend (foto)