“Do jetë me ndonjë tutor ose lokal nate”/ Kjo është përgjigja që merr nëna nga policia, pasi shkoi të denonconte për humbjen e vajzës 15-vjeçare

Një zonë e quajtur Adriana Pepmarku, e cila ankohej se vajza e saj 15-vjeçare ishte zhdukur prej 9 ditësh dhe policia nuk po bënte asgjë për kërkimin e saj.

Advertisements

Adriana Pepmarku thotë se arsyeja që ajo dyshon për largimin e vajzës, është se e bija për 20 ditë do të futej në riedukim, për shkak të sjelljes së papërshtatshme. Adriana tregon se vajza shoqërohej me një shoqe 24-vjeçare nga Kruja, e cila shpesh e nxirrte nga mësimi.

“Ka 9 ditë që është larguar vajza nga shtëpia, është 15 vjeç. Ajo ka qenë me shoqëri të keqe, unë kam dashur ta çoj në riedukim, kam bërë letrat për riedukim sepse largohej shpesh nga shtëpia, mosbindje, shumë zhurmë në shtëpi. Ka pasur largime, ka ikur, ka qëndruar gjithë natën, ka ardhur, ka ikur ditën, ka ikur edhe nga ora e mësimit është bërë problem te shkolla. I kam shfrytëzuar të gjitha mundësitë me psikologe, edhe në përfundim arrita që do futet në riedukim.

Advertisements

Në përgjithësi marrëdhënia me të ka qenë e mirë, por ka qenë tepër agresive, kohët e fundit shumë agresive. Atë ditë që është larguar nga shtëpia, unë s’kam qenë në ambientet e shtëpisë, isha në Lezhë sepse po flisja me një për të marrë avokat falas për divorcin sepse im shoq e ka nisur divorcin edhe e ka mbyllur. Kjo e vuan këtë pjesë. Kur kam ardhur në shtëpi më kanë thënë fëmijët edhe mami im që Klara është larguar, ka ikur atë natë nuk erdhi fare. Atë natë kam pritur deri në 03:00. Në orën 04:00 kam bërë kallëzim në polici në Fushë-Krujë edhe nuk kam asnjë lloj informacioni.

Kam shkuar çdo ditë, jam interesuar, asnjë gjë. Ditën e premte e kam parë me sytë e mi vajzën time, të shoqëruar me dy vajza të tjera më të rritura se ajo. Kur ka ardh puna për ta marrë në pyetje, nuk e ka shoqëruar policia për ta marrë në pyetje, sepse unë e pashë në pyetje vajzën me të, edhe më iku, por kanë shkuar këta e kanë takuar ku ka dashur ajo. E kam dëgjuar që ka folur në telefon me këtë Gertën shpesh herë, jam në dijeni që ka shkuar e ka marrë edhe në orar të mësimit, e ka larguar nga mësimi. Nuk ia kam miratuar shoqërinë me të sepse është më e rritur se vajza ime, kjo është 15 vjeç, nuk ka çfarë të bëjë një 15-vjeçare me një 23-vjeçare.

Por ajo vazhdon të jetë me të. Mua më bën përshtypje fakti se policia thotë nuk mund të ndërhyjmë. Edhe dje kam pyetur dhe më kanë thënë nuk mund të ndërhyjmë sepse është minorene. Kur në fakt se është minorene dhe kam bërë kallëzim unë që jam mami i asaj, duhet të ndërhyjnë më tepër. Ata s’po më japin asnjë rrugëzgjidhje. Ku di unë tha se çfarë mund të bëhet me vajzën time, me shoqërinë e asaj vajze. E ku di unë se me kë të tjerë mund të shoqërohet. Duhet ta di se ku është? Çfarë bëjnë me të? Pse s’vjen në shtëpi? Unë kërkoj të bëhet çfarë është më e mira për të, asnjë gjë s’dua tjetër. Unë s’e paragjykoj për asnjë gjë. Vetëm të kthehet në shtëpi dhe të bëhet çfarë është më e mira për të”, thotë nëna e vajzës.

Mamaja e vajzës është interesuar në stacionin e Policisë së Fushë-Krujës. Punonjësi që e pret i thotë se të gjithë punonjësit janë nëpër qendrat e numërimit të votave. Madje punonjësi i policisë guxoi t’i thoshte nënës së vajzës se e bija mund të jetë duke punuar në lokale nate, duke u droguar apo prostituuar, e në gjuhën popullore kësaj i thonë “mjerë kujt i bie”.

Punonjësi: Është shpallur në kërkim.

Nëna: Është shpallur në kërkim, por unë s’kam asnjë lajm tash 9 ditë.

Punonjësi: Janë të gjithë te Kzaz-ja.

Nëna: Po pse nuk ndërhyjnë, kur e dinë që është e shoqërume?

Punonjësi: Ka qëllu periudha e zgjedhjeve. Të gjitha forcat janë në qëndrat e Kzaz. Të qetësohet cikë puna, gjithë agjentët e krimeve atje i ke. Ata janë me tjetër vendim atje. Mbase lirohen mbas 1 dite, 2 ditësh.

Nëna: Po si të pres edhe dy ditë të tjera unë? U bënë 9 ditë sot, mo vlla. Është 15 vjece. Po të ishte vajza jote?

Punonjësi: Tani, goca mbase i ka hyrë një rruge, që nuk na pëlqen, një rruge të keqe. Se kot nuk ka ik nga shpia ajo. Mund të punojë në lokale nate, mund të drogohet. Mund të jetë edhe me një tutor, që e shfrytëzon.

Nëna: Kam një javë që…

Punonjësi: Ti mund të vish edhe një javë. Këto në gjuhën familjare i thonë “mjerë kujt i bien”… Pa mbaruar Kzaz-ja, vetëm në pastë ndonjë ngjarje kriminale të rëndë, i përkushtohemi. Ka shumë ngjarje, shumë dosje. Ai për një periudhë i ka pezulluar. Të mbarojë ajo, vazhdojmë pastaj. Që të vazhdojë puna normale. Jemi në gjëndje gatishmërie dhe gatishmërinë e kemi për zgjedhje.

Gazetarja e emisionit Stop ka shkuar për t’u interesuar në stacionin policor të Fushë-Krujës.

Gazetarja: Si kaluat? A ndodhet ndonjë inspektor këtu?

Punonjësi: Jo, janë të gjithë tek Kzaz-ja.

Gazetarja: Po në qoftë se unë dua të bëj një kallzim tani, kush ma merr kallzimin?

Punonjësi: Për cfarë kallzimi bëhet fjalë?

Gazetarja: Për cfarëdo lloj gjëje. që më ndodh.Kush më përgjigjet këtu? Nuk do më përgjigjesh?

Punonjësi: Nuk mund të përgjigjem për këtë pyetje, që po bën.

Gazetarja: Është pyetje shumë e thjeshtë. Nëse unë dua të bëj një kallëzim për një gjë, që më ndodh këtu në Fushë-Krujë, kush ma merr kallzimin? Zotëri me ju po flas! Do më kthesh një përgjigje?

Punonjësi: Nuk mundem me të kthy përgjigje.

Gazetarja: Më fal, je këtu për qytetarët. Kush do e marri kallëzimin, që s’qenka asnjë?

Punonjësi: Janë te KZAZ-ja.

Gazetarja: Të gjithë?

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Po ja unë kam një problem tani. Do ma zgjidhësh ti?

Punonjësi: Po!

Gazetarja: Një vajzë, që po kërkohet. Kush do ta gjejë? Kush po e kërkon? Kush do më përgjigjet, se cfarë po bëhet?

Punonjësi: Me atë punë po merremi. Inspektorin, që po e kërkon ti, e ke në Thumanë. Inspektorin e zonës, që e kërkon zonja. Është në pritje të kryeministrit.

Gazetarja: Dhe cfarë përgjigje ju dha për rastin?

Punonjësi: Po punojnë për ta identifikuar vendodhjen e saj.

Gazetarja: 9 ditë akoma nuk është identifikuar, se ku ndodhet vajza?

Punonjësi: Po ti e di, se ca punësh kemi patur ne nja 5-6 ditë?

Gazetarja: Keni patur zgjedhjet dhe janë më të rëndësishme zgjedhjet, se një fëmijë kur të ikën, apo jo? Kur kthehen zotërinjtë?

Punonjësi: Ata kthehen, kur të mbarojë kryeministri.

Gazetarja: Edhe po punohet me rastin! Faleminderit!

Prej këtej, gazetarja e emisionit Stop iu drejtua Komisariatit të Krujës, ku u vu në dijeni se të gjitha forcat policore janë në qendrat e numërimit të votave.

Punonjësi: Komunikova me sallën. Salla komunikoi me shefin e komisariatit. Më tha shprehimisht, jemi në dijeni,- tha. Kena bo të gjitha veprimet, jena në ndjekje. Janë ke zgjedhjet, se vazhdo procesi i numërimit dhe janë krejt forcat atje.

Pas këmbënguljes së gazetares së “Stop”, policia u vu në lëvizje dhe gjeti vajzën e mitur.

Inspektori i zonës: Vajza është rehabilitu!

Gazetarja: E keni gjetur?

Inspektori i zonës: Po!

Gazetarja: Është në shtëpi?

Inspektori i zonës: Po! Atë ditë është gjetur. I ka bo oficeri të tana veprimet.

Gazetarja: U desh që të vinim ne që të bënim veprimet. Kishin kaluar 10 ditë edhe nuk ishte bërë asgjë.

Inspektori i zonës: Jo moj, jo! Në kërkim kemi qenë, tan kohën.

Nëna e vajzës së mitur falenderon programin tonë për gjetjen e së bijës.

Nëna: Vajza u gjet! Është kthyer. Faleminderit për bashkëpunimin tuaj! Shumë mirë është. Shumë faleminderit për bashkëpunimin!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFermeri francez lëviz gurin 200-vjecar kufitar ‘për të zmadhuar’ Belgjikën
Artikulli tjetërE fundit/ Mbërrijnë në Rinas 11,700 doza të tjera të vaksinës anti-COVID