Do habiteni nga rezultatet/ Stina e manave, konsumoni sa më shumë, ja rëndësia e tyre në organizëm

Fruti i manave është shumë i dobishëm për shëndetin e njeriut, ashtu si shumë fruta të tjera. Mjekësia e sheh këtë frut si çels kyç për të kontrolluar diabetin dhe artritin. Por jo vetëm, mani i bardhë është shumë i dobishëm nëse vuani nga ankthi, kapsllëku, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë apo edhe sistemi imunitar.

Advertisements

Diabeti; Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Kolesteroli; Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak.

Advertisements

Efektet anësore; Edhe pse ky frut është bimor, efektet e tejkalimit të dozës së rekomanduar janë të shumta. Duke nisur nga diareja, marramendja, kapsllëku apo dhe fryrja e stomakut dhe e zorrëve. Prandaj këshillohet që kur të nisni t’i konsumoni të kini kujdes mënyrës si do reagojë trupi juaj. Për personat të cilët marrin medikamente për trajtimin apo kurimin e diabetit, është e këshillueshme që të mos konsumohet ky frut.

Si dhe gjithmonë këshillohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni çdo vendim. Kush mund ta zëvendësojë manin e bardhë në dietën tuaj. Të njëjtën substancë që përmendëm lart e gjeni edhe tek qershitë, manaferrat, manat goxhi dhe thanat./AgroWeb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKomisioni Hetimor thërret ekspertët për shkarkimin e tij, ndersa Ilir Meta mbledh në Presidencë këngëtarët dhe ia “shtrojnë” me isopolifoni (VIDEO)
Artikulli tjetërGazetari zbulon ngjarjen e bujshme: Gramoz Ruçi u shpall non-grata nga SHBA në 2004, si Fatos Nano bindi DASH brenda 24 orëve të ndërronin mendje(POSTIMI)