COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 37 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jep bilancin e 24 orëve të fundit.

Advertisements

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 1862 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 37 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.

Advertisements

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 51-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (16 Maj 2021)
Raste të reja ditore 37
Të shëruar në 24 orë 1,231
Të shtruar në spitale 85
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,862

Testime totale 676,757
Raste pozitive 132,015
Raste të shëruara 124,312
Raste Aktive 5,271
Humbje jete 2,432

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4137
Shkodër 219
Fier 125
Korçë 196
Gjirokastër 135
Durrës 64
Vlorë 113
Elbasan 75
Lezhë 87
Berat 57
Kukës 29
Dibër 34

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPjesë e stërvitjes “Defender Europe 21”, mbërrin në Rinas avioni me 267 ushtarë amerikanë
Artikulli tjetërThellohet bilanci i viktimave në Gaza/ Qindra të vdekur, mes tyre dhe fëmijë