Covid në Kosovë/ Ulen ndjeshëm shifrat ndërkohë që 4 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 75 persona pozitivë, një nga shifrat më të ulëta të javës së fundit.

Advertisements

Nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë, nga komunat, Drenas, Gjilan, Mitrovicë dhe Prishtinë.

Sakaq, lajmi i mirë është që janë shpallur të shëruar 546 persona.

Advertisements

Njoftimi i autoriteteve:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.312 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 75 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vde kjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vde kjes janë nga komunat: Drenas 1 rast (76 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (48 vjeç), Prishtinë 1 rast (79 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.191 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.508.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMë në fund një finale do të luhet me tifozë, UEFA jep dritën jeshile për 25% të kapacitetit të stadiumit
Artikulli tjetër“Jemi afër diktaturës”/ Enkelejd Alibeaj: Qeveria përdori të gjithë arsenalin për të fituar zgjedhjet