“Çfarë aferash i kanë dalë aleatëve të mi?”, Berisha ‘thumbon’ Ramën: Bashkëshortja ime nuk ka qenë kurrë…

Fevziu: Nuk janë pasuruar njerëz në kohet kur ke drejtuar?

Advertisements

Berisha: Unë aleatë kam pasur republikanë, demokristianë, LSI dhe Shpëtim Idrizin. Çfarë aferash i kanë dalë atyre?

Fevziu: Po zoti Meta ka shkuar në Gjykatë. Fatmir Mediu ka mbyllur çështjen.

Advertisements

Berisha: Edi Rama e mbrojti Fatmir Mediun? E ka çuar dy herë në gjykatë të lartë. Sali Berisha i ka hequr imunitetin e tij. Të më thotë dikush mue, me çfarë e pasuroi Sali Berisha Fatmir Mediun?

Fevziu: Ja pra është ngritur çështja e Gërdecit.

Berisha: Për çështjën e Gërdecit janë dënuar 40 vetë. Është dënuar shefi i shtabit i përgjithshëm. Janë dënuar disa gjeneralë. Fatmir Mediu për një vendim të gjykatës së lartë nuk u gjykua, por Edi Rama e ka dërguar dy herë. Ilir Meta, doli video që ëishte 29 herë copy paste. Ai dha dorëheqjen. Ndonëse prokuroria nuk e çoi në gjykatë, ai shkoi vetë në gjykatë. Presion politik bëhet kur nuk i hiqet imuniteti. Kur i hiqet imuniteti nuk ka presion politik. Nëse ti e merr që i paska bërë presion, nxirre kush i bëri presion. Fatmir Mediu këtë Delijorgjin e ka dërguar në Prokurori.

Fevziu: Po familjarët tu?

Berisha: Bashkëshortja ime ka punuar gjithë jetën e vet në të njëjtën lagje dhe nuk ka qenë kurrë anëtare e asnjë bordi për të marrë shtesë rroge. Bashkëshortja ime ndoshta mund të jetë më e pakta në këtë vend që punon nga 50 vite për vullnetarizëm për fëmijët autikë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAvokati francez, ndër më të shtrenjtët në Evropë, kush do e paguajë? Ja çfarë bën Berisha kur i shtrohet pyetja
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e nesërme, 21 maj 2021