Berisha ‘non grata’ në SHBA, reagon ambasadori i BE (video)

Ambasadori i BE-së Lugi Soreca nuk ka dashur të komentojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall i padëshirueshëm.

Advertisements

Megjithatë ai deklaroi nga Korça se është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht.

“Është një vendim i qeverisë amerikane që ne e respektojmë plotësisht, nuk kam koment”, deklaroi shkurtimisht Soreca.

Advertisements

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpall më 19 maj nga sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ‘non grata’ në SHBA. Ai tha se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm, ndaj dhe ju ndalohet hyrja në SHBA. “Akte korrupsioni të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi bashkë kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjihuni me Këmbimin Valutor, 23 Maj 2021
Artikulli tjetërDefender Europe 2021 ‘zbarkon’ në qendër të Tiranës, të pranishëm Meta, Rama dhe ambasadorja amerikane