“Bëj vaksinën që të fitosh 1 milion dollarë!”, ky shtet krijon llotarinë e ‘çmendur’

Kjo skemë është një prej stimujve të pazakontë në të gjithë SHBA, me bursa, bono dhe birrë.

Advertisements

Për ata që ende hezitojnë të marrin vaksinën e koron avirusit, guvernatori i Ohajos po pyet: A do ta bënit vaksinën për një milion dollarë? Mike DeWine njoftoi të mërkurën se gjatë pesë javëve të ardhshme, shteti do të tërheqë emrat e pesë personave nga regjistri i banorëve që kanë bërë të paktën një dozë të vaksinës dhe do t’u japë atyre nga 1 milion dollarë secilit.

Skema e lotarisë do të financohet nga fondet federale të ndihmës koro navirus, tha DeWine gjatë një prononcimi në media.

Advertisements

“Unë e di që disa mund të thonë, ‘DeWine, ti je i çmendur!’” Tha guvernatori republikan në Tëitter. “‘Kjo ideja jote prej një milion dollarësh është shpenzim parash. Por në të vërtetë, hum bja e vërtetë në këtë pikë të pandemisë – kur vaksina është në dispozicion për këdo që e dëshiron – është një jetë e humbur nga Covid-19 ”

Përveç llotarive prej 1 milion USD, DeWine njoftoi se për të stimuluar fëmijët e moshës 12-17 për të bërë vaksina, shteti do të tërheqë emrin e një fëmije të vaksinuar për të marrë një bursë të plotë, katër-vjeçare kolegji në një universitet shtetëror – përfshirë tarifat për dhomë e libra.

Kjo duket si mënyra më e mirë për të luftuar skepticizmin e vaksinave, sugjerojnë studimet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakArbana Osmani dhe Eduart Grishaj përballen me surprizën romantike aty ku u njohën me njëri-tjetrin(Foto)
Artikulli tjetërDoçi: Fatmir Mediu ishte një vegël e familjes Berisha, ja çfarë ndodhi pas shpërthimit të Gërdecit