Është arritur një marrëveshje për të futur një leje udhëtimi (pasaportë jeshile) Covid në të gjithë BE për sezonin veror.
Advertisements
Certifikata e krijuar për të lehtësuar lëvizjen e lirë për punë dhe turizëm në të gjithë bllokun europian, do të përfshijë informacione në lidhje me vaksinimin, testet dhe shërimin nga sëmundja.
Qytetarët e BE do të jenë në gjendje të marrin lejen nëse kanë, të paktën, një nga tre elementët. Parlamenti Evropian konfirmoi sot se ishte arritur një marrëveshje mbi kalimin e udhëtimit me 27 vendet anëtare të BE.
Advertisements
Ata me një dozë vaksine do të jenë në gjendje të aplikojnë për leje. Por vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të pranohen.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!