Dy të rinj humbën jetën në aksin Shkodër-Hani i Hotit, ku u perfshine tre makina.
Advertisements
Ata janë identifikuar si Serxho Kuka dhe Eglis Delaj.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme ku pas përplasjes së mjeteve tip “Audi”, “Wolksvagen” dhe “Benz”, dy të fundit dolën jashtë rruge, ku “Benzi” në të cilin gjendeshin pasagjerë Serxho Kukaj dhe Eglis Delaj fillimisht u për plas me murin rrethues të një shtëpie, e më pas përfundoi në oborrin e saj.
Advertisements
Trupat e të rinjve nga dëm timi i mjetit mbeten të bllokuar dhe u desh fillimisht ndërhyrja e një familjari me gjenerator dhe gur fresibël për të prerë llamarinat e “Benzit”, deri në mbërritjen e zjarrfikëses me disa minuta më vonë.
Dyshimet janë se dy nga mjetet e përfshira nuk respektuan rregullat e qarkullimit rrugor.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!