Një nga vendet më të bukura në Europë që u godit për shkak të pandemisë, është ishullin përrallor të Mesdheut Malta.
Advertisements
Një program ambicioz stimulues, nga Autoriteti i Turizmit është vënë në zbatim për të tërhequr turistët në vend, pasi turizmi është sektori jetik për ekonominë malteze.
Vizitorët që qëndrojnë në hotele me pesë yje në të gjithë Maltën do të marrin si shpërblin 119 euro, ndërsa mysafirët që do të qëndrojnë në hotel me katër yje 75 euro dhe vizitorët në hotelet me tre yje 50 euro.
Advertisements
Ministri i Turizmit Clayton Bartolo shtoi se këto shuma do të përputhen nga hotelet dhe do të dyfishohen në të gjitha nivelet në mënyrë që vizitorët të mund të fitojnë deri në 200 € (afërsisht 238 dollarë) për një qëndrim prej tre ditësh në një hotel me pesë yje.
Dhe ata që udhëtojnë në ishullin më të vogël të Maltës, Gozo, do të marrin gjithashtu një stimul shtesë prej 10%.
Sipas deklaratës, për programin stimulues janë vënë në dispozicion 3,500,000 € (rreth 4.1 milion $) dhe shpreson të tërheqë më shumë se 35,000 vizitorë.
Në Maltë,ku masat anti-covid kanë qenë të rrepta që nga fillimi i pa ndemisë, kanë filluar të qetësohen kohët e fundit dhe në javët në vijim do të ketë një hapje e plotë në javët në vijim.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!