“AGUEROOOO”/ Barcelona zyrtarizon transferimin e sùlmùesit argjentinasit në mënyrën më speciale (FOTO)

Barcelona ka konfirmuar se ka transferuar Sergio Agueron. Sù lmùesi argjentinas i është bashkuar klubit katalunas si lojtar i lirë nga Manchester City.

Advertisements

Pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, aty ku Citizens u mposhtën nga Chelsea 1-0, lojtari është nisur drejt Barcelonës për të mbyllur transferimin.

“FC Barcelona dhe Sergio ‘Kun’ Agüero kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me Klubin nga 1 korriku kur skadon kontrata e tij me Manchester City”, thuhet në njoftim.

Advertisements

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe klauzola e tij e blerjes përcaktohet në 100 milionë euro”.

“Prezantimi i ‘Kun’ Agüero do të bëhet të hënën me agjendën e mëposhtme:

Në orën 6.00 pasdite: Nënshkrimi i kontratës në suitën President Sunol në një ngjarje private.

Në orën 6.25 pasdite: Sesioni fotografik në fushë në Camp Nou.

Në orën 7.00 pasdite: Prezantimi dhe konferenca për shtyp”, thuhet më tej në komunikatë.

Në njoftimin në rrjete sociale Barcelona e ka njoftuar transferimin me një thirrje të gjatë të emrit të tij: AGUEROOOOOO.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPacienti nuk përmbahet kur sheh Ramën, Kryeministri: Pse e mbani, ky qenka në super formë!
Artikulli tjetër“Po pres…”/ Zhdukja e ish-shefit të policisë në kufirin me Shqipërinë, zbulohet telefonata e fundit