A do të hiqen masat anti-Covid? Flet Skënder Brataj

Edhe pse javët e fundit shifrat e rasteve të infektuara me COVID-19 kanë rënë, rreziku vijon të mbetet mes nesh.

Advertisements

Skënder Brataj, anëtari i Komitetit të Ekspertëve por edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare apelon për kujdes për sa kohë tanimë është çelur sezoni turistik dhe do të ketë shtim të lëvizjes së qytetarëve vendas dhe të huaj. Hapja do të jetë graduale dhe më shumë kujdes, thekson Dr. Brataj.

Per sezonin turistik po merren masa për hapjen e qendrave shëndetësore ne zonat bregdetare duke i pajisur edhe me teste te shpejta. Por, i pyetur se cilat masa do te hiqen ne mbledhjen e radhës te komitetit, përsa kohë po ftojmë dhe turistë, Brataj zgjedhë te jetë i kujdesshëm, pasi i druhet një ndryshimi te shifrave pas grumbullimeve nëpër xhami ditën e bajramit.

Advertisements

Gjithsesi Shqipëria tanimë konsiderohet një vend me incidence te ulët te qarkullimit te virusit te co vid 19. Afro 25 për çdo 100 mijë banorë, e përllogaritur kjo në 14 ditë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDel video, momenti kur 3 të rinjtë tentojnë të gràbisin zyrat e OSHEE në Tiranë
Artikulli tjetër“Reflektoni në kohë”, Meta i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Komisionit që kërkon ta shkarkojë