Zjarri në garazh bllokon banorët e pallatit/ Nëna me fëmijën në dorë tregon tmerrin e përjetuar

Banorët e një pallati në zonën e Freskut kanë përjetuar tmerrin mëngjesin e sotëm, pasi ngelën të bllokuar nga tymi që shkaktoi një makinë e cila kishte marrë fl.akë në garazh.

Advertisements

Zja.rrfikësit mundën të evakuonin në kohë banorët me anë të shkallëve.

Sipas gazetares e cila ndodhej në vendngjarje, janë djegur dy automjete, një “Range Rover”, e cila ka qenë vatra dhe një makinë tjetër.

Advertisements

Në bazë të informacioneve paraprake, mjeti ka marrë fl.akë për shkak të një shkëndije elektrike dhe nuk dihet akoma nëse ka qenë e qëllimshme.

Pasi banorët dolën të gjithë jashtë, pallati është mbuluar nga ngjyra e zezë e pluhurit dhe tymit.

Sipas zjarrfikëses nuk ka pasur valvula për të bërë të mundur shpërndarjen e tymit dhe ky ka qenë shkaku i bllokimit të të gjithë pallatit.

“3 muajsh, kisha fr.ikë më shumë, kishte tym, kisha frikë për fëmijët”, tha nëna e re.

“E ndjemë veten të rr.ezikuar se nuk ka shkallë emergjence”, tha një tjetër banor i pallatit.

“Hapa dritën e celularit edhe kalova ashtu mes tymit”, u shpreh një banore e pallatit që u mbulua nga tymi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNdryshon ora policore, nga nesër mund të lëvizni deri në 10 të mbrëmjes
Artikulli tjetërErdogan shkakton ‘stuhi mbi Bosfor’/ Sinjalizon heqjen e Traktatit të Paqes në rajon