Zgjedhjet në Shqipëri, media italiane: Garë kokë më kokë mes PS-së dhe PD-së, Kuvendi ndahet në mes

Zgjedhjet që u mbajtën sot në Shqipëri nuk kanë kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Advertisements

Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull shkruan se ka një garë “kokë më kokë mes Partisë Socialiste në pushtet dhe Partisë Demokratike”.

“Janë kokë më kokë zgjedhjet politike në Shqipëri, në një Parlament që gati mund të ndahet në mes. Partia Socialiste e Edi Ramës, e Kryeministrit në largim dhe në kërkim të një mandati të tretë radhazi, sipas sondazhit të parë të daljes në Albania Post, duhet të kishte marrë 46.9% të preferencave në nivelin kombëtar, ndjekur nga forca kryesore e opozitës, Partia Demokratike , me 43.5%”, raporton media në fjalë.

Advertisements

Media në fjalë përmend faktin që kryeministri Rama “kërkon mandatin mandatin e tretë radhazi diçka që nuk ka ndodhur kurrë që kur vendi i Ballkanit u bë demokraci, duke u përqendruar në zhvillimin ekonomik, turizmin dhe dixhitalizimin. Partia Demokratike e Lulzim Bashës (ish kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe pasardhësi i udhëheqësit historik Sali Berisha) ka ngritur fushatën e tij elektorale duke akuzuar qeverinë për kor,rupsion dhe lidhje me kr.imin e organizuar”.

Sa u takon incidenteve “Corriere Della Sera” thotë se ka patur pak incidente serioze, duke përmendur vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKampi socialist shpall fitoren, simpatizantët mblidhen për te festuar tek zyrat e PS
Artikulli tjetërEntuziazëm në Elbasan, Partia Socialiste ndez fishekzjarret e ‘fitores’