Zgjedhje në kohë pandemie, këto janë rregullat që do të ndjekin votuesit ditën e diel

Të dielën e 25 prillit qytetarët shqiptarë do të votojnë për partinë dhe kandidatin e preferuar për zgjedhjet parlamentare.

Advertisements

Duke iu referuar masave anti-Covid, Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë kanë miratuar një protokoll lidhur me këto masa gjatë procesit të votimit dhe ditës së zgjedhjeve.

-Një ndër masat e detyrueshme është mbajtja e maskës si për votuesit ashtu edhe për komisioneret dhe vëzhguesit

Advertisements

-Sallat ku do të kryhet procesi i votimit duhet të jenë në katin e parë të çdo ndërtese dhe të pajisura me dritare për ajrosje.

-Çdo qendër votimi duhet të jetë e pajisur me dezinfektantë për duart.

-Kutitë e votimit duhet të vendosën 2 m larg nga vendqëndrimi i anëtarëve të komisionit, po kështu dhe dhomat e fshehta nga njëra-tjetra.

-Po ashtu sallat në qendrat e votimit duhet të duhet të dezinfektohen një ditë para procesit të votimit si edhe gjatë procesit në interval të caktuara.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ 3 vjeçarit i bie dollapi përsipër, dërgohet me helikopter drejt Tiranës
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Aksident i rëndë në Elbasan, plàgòsèñ 3 persona