Një tjetër dyshim për blerje votash regjistrohet në vend. Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë bllokuar një mjet në Maqellarë, me pretendimin se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndan para në këmbim të votave.
Advertisements
Rasti në fjalë është publikuar nga drejtuesi politik i PD-së për qarkun Dibër, Xhelal Mziu.
Nga pamjet e publikuara në rrjetin e tij social ‘Facebook’ shihet se përfaqësuesit e PD dhe disa banorë kanë bllokuar mjetin, ndërsa në vendin e ngjarjes është edhe policia. Deri më tani nuk kemi një reagim zyrtar nga PD si dhe nga policia e Dibrës.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!