Vullkani pushton ishullin, kryeministri: Vetëm të vaksinuarit do të evakuohen!

Një shtresë e madhe hiri dhe pluhuri ka mbuluar ishullin e Saint Vincent në Karaibe si pasojë e aktivizimit të një vullkani që kishte dekada që qëndronte në heshtje. Shpërthimet nga gryka e vullkanit “La Soufriere” ishin shumë të fuqishme dhe një re e madhe me hi arriti lartësinë 10 kilometra.

Advertisements

Situata e krijuar ka detyruar autoritetet të nisin menjëherë evakuimin e banorëve të ishullit. Megjithatë, një deklaratë e fundit e kryeministrit ka krijuar jo pak konfuzion te banorët.

Kryeministri Ralph Gonsalves tha se vetëm banorët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj koronavirusit do të lejohen të hipin në varkat e shpëtimit për t’u larguar nga ishulli.

Advertisements

Ekspertët kanë bërë të ditur se shpërthimet e vullkanit mund të zgjasin me javë të tëra, ndërsa ndihma, si çadra e maska, kanë mbërritur menjëherë në ishull nga shtetet fqinje.

Hiri dhe tymi zhytën disa pjesë të ishullit në errësirë thuajse totale mëngjesin e së dielës, cito a2 cnn.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSherri me Eneda Tarifën, flet për herë të parë Linda Halimi
Artikulli tjetër“Shenjat”, ikën nga “Per’puthen” për njëri tjetrin? Ana dhe Fatjoni në lidhje jashtë programit?!