VIDEO/ Dibër, policia gjen shuma të mëdha parash në makinën që po blinte vota

Policia ka shkuar në Maqellarë të Dibrës për të mbledhur provat e denoncimit të PD-së dhe LSI-së, mbështetësit e të cilës kapën një makinë të dyshuar se po shpërndan para për të blerë vota për zgjedhjet e së dielës.

Advertisements

Sipas videos live të Luan Hakës, kandidatit për deputet të PD-së në Maqellarë të Dibrës, duken momenti ku policia fotografon topat me para të cilëve i ka vendosur numrat e shenjave të provës.

Makina u ndalua ditën e sotme nga Struktura për Mbrojtjen e Votës pranë PD-së, të cilët nuk kanë lejuar largimin e personave brenda në makinë pa ardhur policia.

Advertisements

Në prezencën e Policisë, shoferi dhe pasagjeri janë kontrolluar nga simpatizantët e opozitës për prova që ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.

Pasi i kontrolluan, ata lejuan policinë që t’i shoqëronte dy personat që ishin brenda në makinë, por makinën nuk kanë lejuar ta heqin që aty pa ardhur prokuroria dhe policia.

Edhe tashmë që po kryhet mbledhja e provave, simpatizantët e opozitës nuk janë larguar për asnjë moment nga vendngjarja për të mos lejuar fshehjen e provave.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMori vaksinën AstraZeneca, stilisti i njohur shqiptar tregon problemet shëndetësore që i ka shkaktuar
Artikulli tjetër“Do ia çoj direkt Berishës”/ Hapet makina e bllokuar në Dibër, brenda gjenden tufa plot me para (video)