Vetëvendosje mbledh nënshkrimet e nevojshme, mbahet sot seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje ka grumbulluar sot nënshkrimet për të thirrur seancën e jashtëzakonshme ku do të votohet për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës.

Advertisements

Seanca për votimin e presidentit pritet të mbahet pas përfundimit të seancës së Kuvendit që është duke u zhvilluar aktualisht.

Vetëvendosja ka grumbulluar 40 nënshkrimet e nevojshme për thirrjen e seancës ku do të votohet për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si shefe e shtetit.

Advertisements

Ajo çka nuk dihet është ora që o të mbahet kjo seancë e jashtëzakonshme.

Në mënyrë që Vjosa Osmani të zgjidhet presidente e Kosovës, Vetëvendosje duhet të sigurojë 15-të votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zgjedhja e presidentit kërkon 80 deputet, nëse kjo shumicë nuk arrihet atëherë do të duhet të iniciohet një tjetër mbledhje e jashtëzakonshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Kam parë një ëndërr me Edi Ramën”, Meri Shehu parashikon fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit
Artikulli tjetërPartnerja shpreh publikisht dëshirën për një bebe, Shpat Kasapi ja pret shkurt