Ushtarët rus rrethojnë Ukrainën, Britania e Madhe tregon ‘dhëmbët’

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Rusia ka gati 80.000 mijë ushtarë në afërsi të kufirit ukrainas; 40.000 në kufirin lindor dhe 40.000 të tjerë në Kr ime. Burime të shumta për BBC kanë raportuar lëvizje të mëdha ushtarake ruse drejt kufirit lindor të Ukrainës dhe në Kr ime, zonë të cilën forcat ruse e aneksuan në Mars 2014.

Advertisements

Kremlini nuk ka dhënë detaje rreth njësive të përfshira, ndërsa zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitry Peskov tha se lëvizja e trupave nëpër territorin rus ishte një “çështje e brendshme”. Disa prej trupave, përfshirë njësitë në Kr ime, kanë qenë në stërvitje, ka thënë ai, ndërsa akuzoi Ukrainën për “prov okime”.

Natën e kaluar shefat e mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar konfirmuan vendosjen e RAF (super avionët e Forcës Ajrore Mbretërore) në Rumani për të patrulluar qiellin përreth Detit të Zi. Tajfunët do të mbështeten nga trupat nga Skuadrilja Logjistike Ekspedicionare Nr. 1 e RAF dhe Skuadrilja Nr. 2 e Transportit Mekanik.

Advertisements

Burime të inteligjencës ukrainase i thanë BBC se forcat shtesë përbëjnë 16 grupe taktike batalioni, të cilat shkojnë deri në 14.000 ushtarë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i quajti reagimet e Rusisë “të pajustifikuara dhe thellësisht shqetësuese” dhe tha se ishte “masa më e madhe e trupave ruse që nga aneksimi i paligjshëm i Kr imesë”, në vitin 2014.

Ukraina, NATO dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar gjithashtu Rusinë për vendosjen e njësive të rregullta dhe armëve të rënda në Ukrainën Lindore të kontrolluar nga separatistët. Kremlini e mohon atë dhe e quan çdo trupë ruse si “vullnetare”.

Duke folur në selinë e NATO-s në Bruksel, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se Rusia “haptas po kërcë nonte Ukrainën me luf të dhe shkatë rrim të shtetësisë sonë”. Por ndryshe nga 2014, ai shtoi, “Rusia nuk do të jetë në gjendje të kapë askënd në befasi më”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabit Shefqet Krasniqi: Gratë janë për kuzhinë, oda është për burra
Artikulli tjetërDitë me fat sot për këto shenja të horoskopit, do të marrin shpërblime të majme