UEFA bën ndryshimin drastik për masat anti-Covid, ja si do të zhvillohet Kampionati Europian

Komisini mjekësor i UEFA është duke punuar për protokollin e ri sanitar që do të mundësonte një Kampionat Europian të qetë dhe pa raste të Covid-19.

Advertisements

Në këtë plan parashikohet vaksinimi I 600 futbollistëve (25 lojtarë për 24 skuadra) që do të grumbullohen nga kombëtaret për këtë turne. Po ashtu do të vaksinohen edhe të gjithë stafet teknikë dhe ata federalë.

Në këtë mënyrë, Euro 2020 do t’I shpëtonte plotësisht kurtheve të infektimeve. Kjo lëvizje e UEFA vjen pasi ndeshjet e marsit në eliminatoret e Botërorit 2022 treguan se rreziku është i madh dhe se protokollet e tanishme nuk mjaftojnë.

Advertisements

Konfirmimi për këtë vjen nga rastet e shumta pozitive që u regjistruan në grumbullimet e përfaqësueseve në sfidat e marsit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBllokohet Rruga e Kombit nga qytetarët që protestojnë kundër HEC-it, policia vjen me furgonë dhe i shoqëron në komisariat
Artikulli tjetërKina e pranon zyrtarisht, që vaksinat e saj janë më pak efektive kundër Covid-19