Duke folur nga Lezha kryeministri Edi Rama e krahasoi fushatën elektorale të kreut të PD Lulzim Basha, me atë të paraardhësit të tij Sali Berisha.
Advertisements
Sipas kreut të qeverisë, Basha u thotë shqiptarëve “më çoi Zoti t’i zgjidh përfundimisht hallet tuaja” dhe premton para në çdo qytet ku shkon.
“Çfarë ndodhi kur ky gjenerali, ky shpëtimtari, ky profeti, me makina nga pas autokolonë ndalonte qytet më qytet, pritej me këngë e valle madje i shtronin sheqer. Siç i shtruan Lulit në Lezhë sheqer, dhe ju thoshte shqiptarëve: Çfarë keni ju, unë jam këtu më çoi Zoti t’i zgjidh përfundimisht hallet tuaja.
Advertisements
Ju nuk keni pse lodheni të shkoni në punë, ju s’keni pse lodheni të kullosni bagëtitë, ju rrini nëpër kafe, ju bëni jetën tuaj qejf o qejf, mjafton që mua të më jepni një unë ju jap dy”, tha Rama.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!