“U kanë hyrë në jetën intime”, Meta hedh akuza të forta për Ramën: Me ç’të drejtë i vendos spiun qytetarëve?

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme në një deklaratë ka folur për patronazhistët dhe të dhënat bazë.

Advertisements

Meta i ka drejtuar një sërë pyetjsh kryeministrit Edi Rama, duke thëmë se kush do të mbajë përgjegjësi për të dhënat personale të qytetarëve që tani kanë dalë dhe janë bërë publike.

Gjithashtu kreu i i Shtetit ka hedhur edhe akuza të forta duke thënë se nuk janë vetëm të dhënat personale, por edhe ato intime, që sipas tij PS i kë rcënon, për votën.

Advertisements

”Mbrojtja e votës është vetëmbrojtja e atdheut. Tani pyetjet shtesë pë SPAK:

1. Kur u krijua kjo bazë të dhënash, ku ruhet, kur u popullua me të dhëna?

2. A janë këto të dhëna të njëjta me të dhënat e qyetetarëve që ia kanë dorëzuar shtetit në E-Albania

3. A kemi harxhuar ne si shteti milion euro për tendera, për bazën e të dhënave, dhe ruajtjen e tyre në mënyrë të pacënuar?

4. Sipërmarrësit, muajin e fundit qytetarët që ushtrojnë aktivitete bizensi, janë detyruar pranë QKB dhe KASH, të dorëzojnë të dhënat.

Cilat janë tashmë garancitë që i ofrohen këtyre qytetarëve, në kushtet e administrimit të të dhënave?

Garancitë që i ofrohen qytetarëve e sipërmarrësve, në kushtet e rrjedhjes së të dhënave.

5.Unë personalisht, Ilir Meta, President, nuk kam deklaruar ndonjëherë, apo dorëzuar askund, për administrimin e të dhënave, përqëllime të mbledhjes së këtyre të dhënave dhe përllogaritjes së PS.

Kur e keni kryer për Presidentin, çfarë u keni bërë qytetarëve me të dhënat?

6. Ndaj dua të të pyes, ty Rama, si kryeministër, me çtë drejtë i ke marrë të dhënat, nga ID, atësia, mëmësia, datëlindja, vetëlindja, kodi i banesës, nr. telefoni, vetëpunësim. Me çfarë guximi keni vendosur epitete, qëllime, synime, mbi 910 mijë qytetarëve.

7. Me ç’të drejtë i ke vendosur nga një spiun, për t’iu futur në jetën personale, për t’i zbuluar çfarë dëshirash e hallesh, deri tek jeta intime, për t’i shantazhuar ata. Për t’i dh u nuar ata. Që ose mos shkojnë të votojnë nëse janë përkrahës të PD apo LSI, sepse përndryshe do kenë hata të madhe. Ose të japin garanci se do vootjnë për Rilindjen.

8.Si diskr iminon nga përkatësia etnike, ra ca, fetare, apo filozofike, gjendja ekonomike, arsimore ose përkatësia prindërore. Duke vendosur epitete e të dhëna skan daloze” tha Meta.

Vijon….

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVëllai dhe kunata nuk ftojnë motrën dhe foshnjën e saj në dasmë sepse…
Artikulli tjetërNdodh për herë të parë në histori! Në çdo cep të botës për 3 orë, vjen lajmi i shumëpritur