U arratis nga Shqipëria duke sfiduar policinë, shpallet në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morina

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet bu.rgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Advertisements

Morina, e cila u largua në fillim të këtij viti nga banesa në Kukës ku qëndronte në ar.rest shtëpie, ka qenë në kërkim vetëm në Shqipëri.

Kërkesa bashkë me materialin përkatës është nisur të martën në drejtim të Prokurorisë Përgjithshme dhe është firmosur nga prokurori Edmond Karriqi. Prokuroria e Përgjithshme është ajo që vendos nëse kërkesa do të miratohet.

Advertisements

Nuk është e qartë nëse Morina do të shpallet në kërkim ndërkombëtar pa mbaruar gjykimi i saj në Apel.

Morina u dë.nua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite b.urgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet për Morinën, por gjykata u tregua më e as.hpër. Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës pena..le nga ar.mëmbajtje pa leje në tr.afikim të ar.mëve që e rëndoi pozitën e këngëtares.

E pyetur mbi shpalljen në kërkim avokatja e këngëtares Aurora Guska i tha BIRN se kërkesa e prokurorisë nuk mund të kundërshtohej dhe se ishte e drejtë e atij institucioni ta bënte. Ajo tha se kërkesa duhej të ishte sekrete. Por Guska pretendon se klientja e saj është e pafajshme për aku.zën për të cilën është dën.uar dhe kërkon në Apel që dëni.mi ndaj saj të zbutet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE veshur kuq e zi, Dua Lipa tërheq vemendjen rrugëve të Londrës (foto)
Artikulli tjetërAksidenti në Lezhë, momenti kur të plagosurit merren nga ambulanca