Tha se nuk ka gjë personale me të, por Kristiani vazhdon thumbimin ndaj Arjan Konomit

ish-konkurrenti i “Përputhen’, Kristian Marcinaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Shqipëria Live”. I pyetur rreth debatit me Arjan Konomin ai u shpreh se nuk ka asgjë personale me të dhe nuk ka inate/ urrejtje ndaj ti.

Advertisements

Të njëjtën gjë ai e tha dhe pak ditë më parë në emisionin “N’Kosovë Show”. (Lexo këtu) Mirëpo, deklaratat e tij bien ndesh me postimet në rrjete sociale, ku ai vazhdon ta thumbojë Konomin.

Advertisements

Ai ka publikuar intervistën e tij në Instastory, duke e mbuluar mbiemrin e opinionistit me emrin e një klouni.

Më tej, ish-konkurrenti ka shpërndarë një video me titullin “Kristiani plas bombën” dhe e ka shoqëruar me një thumb për Arjanin.

“Bo mbë? Mos me fjalë të rënda se mund të më akuzojnë dhe për terrorist disa klounë tani”, ka shkruar ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNis seanca në Gjykatë për 3 kontrollorët që pezulluan fluturimet në vend, ja çfarë vendimi pritet të merret
Artikulli tjetërDoktori japonez tregon menyrën si ta zbulojmë në 10 sekondave nëse jemi prekur nga Koronavirusi