Të maskuar dhe me motorr, këta janë autorët që i morën jetën gazetarit grek në pragun e shtëpisë (foto)

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ek zeku tuan gazetarin grek George Karaivaz.

Advertisements

Pamjet e siguruara nga mediet greke kanë rënë në duart e policisë, të cilët po hetojnë cështjen dhe kërkojnë prova për të identifikuar autorët. Në fotografi duket se si shoferi i motorit të zi “Beverly” është veshur me një helmetë të bardhë me xham të zi dhe ka veshur rroba të errëta.

Ndërsa pasagjeri dhe ekz ekut uesi i pretenduar i gazetarit ka një maskë të zezë, është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri. Ndërkohë, avokati i gazetarit pritet të dëshmojë në mënyrë që të tregojë çdo inc ident ose raport që mund të hedhë dritë mbi çështjen.

Advertisements

Sipas informacioneve që kanë autoritetet deri tani, pasi që lluan për vde kje gazetarin, autorët u larguan në një pikë të panjohur, brak tisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.

Policia po shqyrton plotësisht makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar vik timën e tyre për ditë.

Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular, janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.

Si ndodhi ngjarja

17 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes së gazetarit grek Jorgos Karaivaz që është ekzekutuar në mënyrë mafioze pas orës dy të mesditës të së premtes, para shtëpisë së tij në lagjen Alimo në jug të Athinë, sapo është kthyer nga puna.

6 plu mba në tr up të që lluara nga pis toleta 9 milimetërsha me silen ciator kanë qenë të mjaftueshme për vr asë sit t’i mbyllnin gojën gazetarit të kronikës të kanalit televiziv Star dhe të një portali informativ.

Policia që ka izoluar vendngjarjen mbledh informacione nga kamerat e sigurisë dhe dëshmitarë okularë për dy persona me një motoçikletë të vogël që i kishin ngritur pritë para shtëpisë.

Por vr asja ka qenë pa zhurmë sa askush nuk ka kuptuar diçka për minuta të tëra. Ende nuk ka asnjë të dhënë për motivet e vr asjes ndërsa po hetohen edhe çështjet për të cilat po investigonte gazetari në fjalë.

Ngjarja ka lënë një njollë të zezë përsëri mbi lirinë e medias në Greqi, pasi edhe 11 vjet më parë thuajse në të njëjtën mënyrën mënyrë është vr arë Sokratis Golias, një prej pionerëve të gazetarisë investigative në Greqi dhe përgjegjësinë e mori grupi te rro ri st Sekti Revolucionar.



Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet mozaiku për nder të shqiptarëve, të cilët u dëbuan nga Kosova në vitin 1999
Artikulli tjetërCovid-19/ Eksperti i njohur i Shëndetësisë jep lajmin fantastik