Surprizon moti, mësoni si parashikohet të jetë koha në vendin tonë në ditët në vazhdim dhe çfarë pritet në fundjavë

Prej pasdites së djeshme moti i paqëndrueshëm ka përfshirë vendin tonë.

Advertisements

Sipas MeteoAlb e mërkura do të jetë në mbizotërimin e temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të shiut në disa zona të vendit. Ndërkohë pritet që të enjten të kemi një përmirësim të kushteve të motit duke vijuar dhe të premten me vranësira të pakta.

Ndërkohë reshjet e shiut rikthehen në fundjavë thuajse në të gjithë vendin.

Advertisements

Temperaturat duke filluar nga pasditja e së martës do të ulen nga 0 në 15-16 gradë celsius ndërsa e premtja dhe në fundjavë do të shënojnë një rritje të lehtë të tyre në vlerat termike.

Java e dytë e prillit do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm dhe të freskët, e njëjta situata do të jetë dhe në Rajon.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ku këndon llumi, s’ka vend për ne te vjetrit”, këngëtari shqiptar thumbon ashpër të rinjtë në muzikë
Artikulli tjetërGjendje alarmante/ 532 mësues dhe 712 nxënës të infektuar me variantin e ri të Covid në Kosovë