Situate kaotike: ANULOHEN 4 nisje nga Rinasi dhe 2 mbërritje, fluturimet e tjera riplanifikohen(LISTA)

Aeroporti i Rinasit vazhdon të jetë i bllokuar për shkak të grevës së kontrollorëve të AlbControll, trë cilët u deklaruan të gjithë njëherësh si “të paaftë për punë” si pasojë e përgjysmimit të pagës dhe stresit financiar që u është shkaktuar.

Advertisements

13 fluturime u anuluan dje nga ky aeroport, ndërsa një avion i nisur nga Athina qëndroi për 30 minuta në ajër sepse nuk iu aprovua ulja nga braktisa e punës nga kontrollorët, e më pas u rikthye në Greqi, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë, kaosi vazhdon dhe sot. TIA njofton se janë anuluar 4 fluturime të planifikuara për tu nisur sot nga Rinasi, njëri është riplanifikuar, një tjetër është shtyrë dhe fati i 2 të tjerëve nuk dihet ende. Faqa zyrtare e Aeroportit ka publikuar vetëm udhëtimet e anuluara për paradite, por nuk dihet se çfarë do të ndodhë pasdite, pas orës 14.30.

Advertisements

Ndërkohë, janë të bllokuara dhe mbërritjet në Rinas nga aeroportet e tjera të botës.

Dhe dy mbërritje të tjera për në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza janë anuluar; një nisje nga Beogradi për në Rinas dhe një nga Pisa. Kurse një fluturim nga Dubai është shtyrë për orën 17.55.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNjollat e kuqe në sy/ Pse shkaktohen dhe a janë të rrezikshme, ja çfarë thonë ekspertët
Artikulli tjetërQyteti që ka numrin më të madh të miliarderëve në botë