Shteti i parë që heq maskat! Jo më të detyrueshme në ambiente të hapura

Nga kjo e diele, izraelitët nuk do të kenë më detyrimin që të mbajnë maskën në ambiente të hapura. Mediat izraelite raportojnë se kjo është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Advertisements

Prej më shumë se një viti në Izrael ishte e detyrueshme mbajtja e maskës në ambiente të hapura për të parandaluar përhapjen e virusit. Pavarësisht se është hequr detyrimi për të mbajtur maskën në ambiente të hapura, mbetet në fuqi rregulli që ajo të mbahet në ambiente të mbyllura. Aktualisht, 53 % e izraelitëve kanë marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer.

Më pak se 1 milionë qytetarë kanë mbetur për t’u vaksinuar në mënyrë që procesi të përmbyllet terësisht. Rastet aktive të infeksionit janë 3 mijë. Disa ekspertë mendojnë se vendi tani po shkon pranë imunitetit të tufës.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohet shuma marramëndëse për kombëtaren nëse kualifikohen në Botëror
Artikulli tjetërE trishtë! Ndërron jetë në moshë të re ish-ushtari i UÇK-së (EMRI)