Një “influencuese” ruse e rrjetit Youtube, siç quhet së fundmi komentuesit me shumë ndjekësa në rrjetet sociale, ka humbur makinën e saj Lamborghini pasi iu sekuestrua nga policia prej 199 gjobave të papaguara.
Advertisements
30 vjeçarja Nastya Ivleeva, e cila poston video në Instagram për 18.7 milionë ndjekësit e saj, pranonte se kishte humbur makinën e luksit pasi kishte marrë shumë gjoba trafiku.
Revista lokale Life shkruante se Ivleeva, nga Moska, kishte akumuluar 199 gjoba të papaguara brenda një viti.
Advertisements
Shuma totale e gjobave të saj nuk konfirmohej por disa media thonin se arrinte deri në 20 milionë rubla ($258,800).
Ivleeva – e cila njihet në Rusi si prezantuese televizive, ‘blogger’ e komentuese pas sekuestrimit të mjetit kishte paguar gjobat dhe ishte bashkuar me makinën e saj.
Në një prej videove të fundit, Ivleeva tregon me fytyrë të ngrysur nga kamera: “Ishte hera e parë në jetën time që ma morën makinën me tërheqje, Lambo-n tim, tani po pres radhën për të paguar gjobat dhe të bashkohem me të”.
Rrjeti ‘Life’ thoshte se gjobat e saj shin për shkelje trafiku dhe parkimi, shpejtësi tej normave dhe kundravajtje nga më të ndryshmet.
Në një tjetër zhvillim ‘me Lamborghini’ nga Britania, një komentues i njohur në rrjetet sociale tha së fundmi se po hiqte dorë nga makina e tij pasi ishte shumë e kushtueshme për të mbajtur.
Jay Swingler, i apasionuar ndaj makinave prej moshës së vogël, kishte blerë Lamborghini Aventador S Roadster që kur ishte 24 vjeç.
Jay tregon se më parë influencohej shpejt nga sendet materialiste dhe se “nuk njihte vlerat e vërteta të jetës” pasi ishte penduar që kishte paguar $370,000 për Lambon.
Përvec kësaj ai thotë se shpenzonte 2,700 paundë në muaj për ta mbajtur të siguruar, dhe rreth 2000 paundë per karburant.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!