Shqiptari i vdekur në Greqi baba i tre fëmijëve, dëshmitari:Iu dogj koka në shtyllë

Një prej elektricistëve që ndërroi jetë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, në Greqi, ndërsa ishte duke punuar ishte një shtetas shqiptar.

Advertisements

Sipas protothema.gr, 45-vjeçari me iniciale A.M, baba i tre fëmijëve, mbeti i varur për më shumë se dy orë i vdekur mbi shtyllën që po punonte për ta zëvendësuar, ku ndodheshin edhe kabllot e tensionit të lartë.

Një qytetar, i cili ka parë nga afër të gjithë skenën e tmerrshme tregon se: “Gjithçka ndodhi 50 metra larg sheshit qendror të fshatit.

Advertisements

Njerëzit u çmendën nga ngjarja, ata filluan të bërtisnin. Për fat të keq, tre njerëz vdiqën nga një gabim. Njëri ishte një 45-vjeçar me origjinë shqiptare dhe ishte ai që u godit nga rryma në shtyllë dhe dy të tjerët, më të rinj, ishin grekë.

45-vjeçari kishte një vdekje të tmerrshme, pasi ndërsa goditja elektrike e goditi, rrobat e tij morën flakë dhe i dogji kokën”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbuloni sa mirë i bëni trupit tuaj konsumimi i ujit të ngrohtë
Artikulli tjetërHoroskopi për ditën e sotme, 2 prill 2021