Shijoni paraditen sepse pasditja sjell surpriza, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare, deri në orët e mesditës. Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Advertisements

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta fillimisht në zonën e jugut në orët e pasdites dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë dhe mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Advertisements

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore -1°C deri në 14°C;

– zonat e ulëta 2°C deri në 20°C;

– zonat bregdetare 5°C deri në 20°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi ditor, e premte 16 prill 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 16 prill 2021