Tiranë/ Nis sot vaksinimi i personave mbi 60 vjeç, me sëmundje kronike

Ndërsa vaksinimi masiv vijon me ritëm mjaft të shpejtë, ditën e sotme nis edhe vaksinimi i personave 60-vjeç me sëmundje kro nike, që vijon paralelisht edhe me vaksinimin e mbi 65-vjeçarëve.

Advertisements

Një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu apeloi për të gjithë personat mbi 60 vjeç që të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit.

Po sot do të fillojë edhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer.

Advertisements

Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit. Procesi i vaksinimit ka përfunduar për bluzat e bardha dhe arsimtarët në shkollat publike, ndërsa vijon për të moshuarit, arsimtarët në shkollat private, stomatologët, farmacistët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 marsit, ndërsa në vend po përdoren katër lloje vaksinash, Pfizer, AstraZenca, SputnikV dhe Sinovac.

Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakSHBA i ‘vërsulet’ Kinës/ Sekretari amerikan i Shtetit: Në fazat e hershme të virusit, nuk bëri atë që duhej…
Artikulli tjetërPse gratë shfaqin më shumë efekte anësore sesa burrat pasi marrin vaksinën anti-Covid, ekspertët japin mendimin