Teksa jemi vetëm tre ditë larg nga zgjedhjet e 25 prillit, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka shprehur gatishmërinë e plotë në angazhimin e prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, për hetimin e çdo lloj vepre në raport me kr.imet zgjedhore në kompetencën e saj lëndore.
Advertisements
Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se janë marrë të gjitha masat organizative për krijimin e listës së gatishmërisë, si dhe shtimit të numrit të prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjatë kësaj periudhe.
Raportohet, se Prokuroria do të garantojë përkushtim të plotë dhe zbatim rigoroz të ligjit.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!