“Saliu, lider i mbrapshtë”, Rama ironizon Berishën në vendlindje: Basha, si dhëndrri i Teto Ollgës

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme, pas Kukësit ku inauguroi aeroportin ishte në Tropojë për mitingun përmbyllës të zgjedhjeve të 25 prillit. Në fjalën e tij mes tropojanëve, mbështetës të PS-së, Edi Rama nuk e vendosi në diskutim figurën e Sali Berishës si lider.

Advertisements

“Ore cfarë bëri Sali Berisha në Tropojë? Vetëm mos më thoni që solli demokracinë. Varja, vazhdojmë bëjmë ndonjë muhabet tjetër. Mendova se Saliu do të bëjë ndonjë gjë këtu, pasi nëse ka një vend ku i ka borxh është Tropoja. I bëri një gjë në fakt Saliu, Tropojës, i dha 12 leje për 12 diga HEC-esh në Valbonë dhe digat e Saliut më ngelën mua, 11 për të qenë i saktë.

Nga të cilat me shumë vështirësi, pasi ishin të gjitha leje të dhëna, anuluam 9, dy të tjerat ishin në kantier, vetëm këtë i ka bërë Sali Berisha Tropojës. Nga pikëpamja e punës, nga pikëpamja e dreqnive e dini vetë dhe nuk merrem unë me atë punë se nuk dua të merrem me të shkuarën.Dakord, në rregull, Saliun nuk po merremi më, ishte si ishte, nuk e vë dot në diskutim, lider, patjetër, nuk e vë në diskutim, i mbrapsht sa të duash, por lider” tha ai.

Advertisements

Pasi mbaroi me ish-kryeministrin që e cilësoi kapitull të mbyllur, Rama kaloi te Basha duke e sulmuar.

“Ky tjetri, e kanë nxjerrë atje si kukull si kurdiset. Kam një pyetje me këta tropojanët që e kanë të lidhur kërthizën me Saliun, tashti deri te Saliu me vështirësi të madhe, po hajde, po Luli?

Lulin, që thotë ju tropojsa, ju tropojse, ai as e di si quheni, ai thotë se po shkoj te kushërinjtë e babës e po ngre këmbët përpjektë, e varja ca mendojnë këta për mua, Luli këtu erdhi si ai Koçi i Teto Ollgës, ju kujtohet filmi, dhëndri i Ollgës.

E tashi imagjino ata që më ndjekin me gjithë inat, hë more tropojsa dhe tropojse me dy gishta, cfarë keni për të thënë? Tani që Saliu nuk është aty, se ai nuk ka pasur ardhur në Tropojë edhe kur ishte, po tani që nuk është….Dje bënë atë garën me makina nga Saranda në Tropojë, shoqata e automobilistave të Shqipërisë” tha Rama duke ironizuar turin e liderit të PD-së.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Rama ik” nuk mungon në Tropojë/ Kryeministri: Thashë si s’po del. E forta është që ja fusin me vrap
Artikulli tjetërMbërrijnë edhe 50 mijë doza “AstraZeneca”, Manastirliu: Presim edhe 200 mijë të tjera!