Sa është rroga e Papës? Pyetja që po bën kurioze gjithë botën

Shumë njerëz janë kuriozë të dinë mbi pagesat e personave të cilët janë në krye të institucioneve të ndryshme. Rasti më tipik është me rrogën e atit të shenjtë, Papa Franceskut. Ai ka hequr dorë nga paga fikse që i ofron Vatikani, por mund të përdorë fondet e kishës.

Advertisements

Aspekti ekonomik i institucioneve fetare dhe klerikëve gjithmonë ka qenë kureshtje për publikun. Në një artikull të publikuar në “Vanity Fair” thuhet se përgjatë shekujve të fundit, zgjedhjet fetare kanë kushtëzuar vlerat dhe sjelljet e miliona njerëzve si dhe kanë ndikuar në gjenerimin e pasurisë dhe përhapjen e mirëqenies në shumë vende të botës.

Por si llogariten pagat e kishës?

Advertisements

Gjithçka varet nga roli, përgjegjësia dhe hierarkia si në çdo sektor tjetër pune. Pozicioni, vjetërsia e fituar në rol dhe prestigji i fituar në shkallën hierarkike përcaktojnë gjithashtu kompensimin që kleriku në fjalë do të jetë në gjendje të marrë. Sistemi i hartuar nga Vatikani bazohet në një lloj rezultati që korrespondon me vjetërsinë e prelatit.

Por kureshtja më e madhe është e përqëndruar tek papa Françesku, i cili gjithmonë ka predikuar maturi, por mbi të gjitha menaxhim transparent të llogarive. Me marrjen e detyrës, papa Françesku hoqi dorë nga një pagë fikse. Para tij, papa Ratzinger paguhej 2 500 euro në muaj. Megjithëse nuk merr një rrogë, papa Françesku ka të drejtë të tërheqë lirisht para nga kursimet e fondacionit ”Shën Pjetri”.

Për sa i përket priftërimit, një prift mund të llogarisë një pagë fikse prej rreth 1 000 deri 1 200 euro në muaj për meshtarët që kanë më shumë përgjegjësi. Sigurisht, edhe priftërinjtë mund të bëjnë një karrierë dhe të aspirojnë për postin e peshkopit, kryepeshkopit, kardinalit dhe imzotit, thuhet në artikull.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrataj sqaron qytetarët/ Ja çdo ndodhe me qytetarët që s’kanë pasaportën e vaksinimit
Artikulli tjetërA do ta njihnit Kosovën nëse ju thonë se nga nesër hyni në BE? Vuçiç: “Ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por…”