Rrugës për në Greqi, jahti superluksoz ndalon në Sarandë (video)

foto ilustruese

Advertisements

Jahti “My Lora” i nisur nga Napoli ka mbërritur sot në Portin e Sarandës. Jahti me destinacion Rodosin, është prodhim i vitit 2021 dhe ndalesën e tij të parë, në lundrimin e parë, e bën në Shqipëri.

Kapaciteti i tij është për 12 persona, ndërsa ka 4 persona ekuipazh. Arsyeja e mbërritjes së jahtit në portin e Sarandës, është furnizimi me karburant dhe ushqime.

Advertisements

Me mbylljen e kufijve jahtet e mbërritur, në Sarandë kanë qenë shumë të pakët, për të mos thënë fare, dhe gjithmonë kanë pasur qëllim furnizimin e tyre me karburant.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPranoi se kishte marrë 200 mijë lekë të vjetra për votën, policia shoqëron qytetarin (foto)
Artikulli tjetërNuk votuan as veten, kush janë kanditatët e parlamentit të cilët dolën me 0 vota