Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore, bën me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fat alit eteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.
Advertisements
Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.
Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se, nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fat ale të raportuara.
Advertisements
Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thotë se do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.
Ky Komitet, është ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, kryesohet nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!