Rama: Premtimi që u mbajt vetëm nga ne

Ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës e quan një premtim që u mbajt vetëm nga qeveria e tij. Dhe për ta vërtetuar këtë, Kryeministri Edi Rama postoi një letër të vitit 1930, kohë kur një përfaqësi e komunitetit i drejtohej me një shkresë mbretit Ahmet Zogu, kërkesë që, siç thotë kreu i qeverisë, banorët ia bënë të tërëve me radhë, e që ndonëse iu premtua, nuk u mbajt nga askush.

Advertisements

“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruajti Rama.

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRetro “zbret” në Elbasan/ Automjetet e vjetra prezantohen në qytet
Artikulli tjetërEni Çobani e revoltuar i drejtohet Ferhatit: Do të të thërras dhe unë ‘burri i nënës’ që këtej e tutje