Rama në Vlorë: “Peshkatarët që e gdhijnë në det, të presin të zgjohet Luli nga gjumi që të kapin sardele”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën nga Vlora duke thënë se shkatërrojnë sa herë marrin një gjë në dorë dhe tregoi planet e PS për ndërtimin e portit turistik të Vlorës dhe aeroportit në këtë qytet.

Advertisements

Rama: Leskos i pëlqen ai moli atje, i kohës së qepës, por atyre tërë jetën, sa herë kanë marrë një gjë në dorë, iu pëlqen kur kanë mundësi të prishin, të shkatërrojnë, të bllokojnë. Po iu the hajde ndërto, nuk dinë të ndërtojnë. Dhe një vepër e vetme që mund të konsiderohet është ajo rruga e Kombit që e bënë rrapa zhgrapa. Tani, ka kohë Vlora të kthehet mbrapa në këtë farë feje e të merret me Leskon dhe akuzat absurde të Leskos që vjen nga tradita e një bande të paparë në shtet ndonjëherë sic ishte KLSH-ja e Leskos, një bandë e politizuar llogaritarësh që rrinin me metra në xhep për t’ju matur kokën gjithë dynjasë për raportet që shkruanin dhe tani me demek paskan çuar në SPAK edhe portin e ri tregtar. Pse peshkatarët e Vlorës që e gdhijnë në det, të presin të zgjohet Luli nga gjumi që të kapin sardele?

Tek triporti do e ndërtojmë dhe portin e peshkimit dhe të mallrave dhe pikën e mbërritjes së pasagjerëve dhe portin aktual do ta kthejmë në një port turistik që do gjenerojë një tjetër nivel ekonomie për gjithë zonën, që do sjellë turistët me shumë lekë, që do shpenzojë këtu e do bëjë që të ngrihet komplet niveli i çmimeve për të huajt që do vijnë për turizëm dhe vetvetiu do ngrihet edhe niveli i pagave.

Advertisements

Aeroporti ka qenë një sfidë e madhe, por jo të gjitha shkojnë sic i planifikon. Sot ka mbaruar gara, jemi në fazën e nënshkrimit të kontratës. Mandati i tretë do i japë Vlorës portin e ri turistik, portin e ri tregtar, një aeroport dhe pas nënshkrimit të kontratës për Vlorën do hapim garën për aeroportin e Sarandës. Do i japim Vlorës tunelin e Llogarasë. Nuk është vonesë nga ne se gara u kthye nga e para sepse ofertat nuk ishin të rregullta.

Nuk dua asnjë votë për veten time, por numri 12 që përcakton 4 vite, 3 mandate.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBëhet e gjallë Melisa, vjen me një mesazh për të gjithë (foto)
Artikulli tjetërVazhdon vaksinimi në Tiranë/ Të moshuarit: Të tëra njëlloj janë vaksinat, pse mos ti bëjmë