Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se brenda javëve të Prillit në vendin tonë do të mbërrijnë dhe 23 mijë doza të vaksinës Pfizer, ndërsa nuk specifikohet se në sajë të cilës marrëveshje do të bëhet e mundur kjo.
Advertisements
Rama shkruan se Shqipëria jo vetëm që do të lehtësojë sezonin turistik në vend, po do të ngjisë me ritme shumë të shpejta, shkallët e renditjes globale sa i takon shifrave të vaksinimit.
“LAJM I MIRË. Brenda javëve të prillit edhe 23 mijë doza të tjera PFIZER.
Advertisements
*Ne do ta lehtësojmë sezonin turistik me se s’bën; do të ngjitemi shumë shpejt në shkallët e larta të klasifikimit në Europë, për volumin e vaksinimit; do ta nxjerrim jashtë Armikun e Padukshëm më shpejt se shumë të tjerë në kontinentin tonë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Që prej të dielës në vendin tonë ka nisur procesi i vaksnimit masiv, ndërkohë që derimë tani janë bërë zyrtarisht sipas Ministrisë së Shëndetësisë rreth 150 mijë doza të vaksinave të ndryshme që janë sjellë në vend.
Sasia më e madhe e vaksinave që po kryhen janë ato kineze, që erdhën në Shqipëri në sajë të një marrëveshje me një kompani turke, ndërsa qeveria ka shpallur si objektiv që brenda muajit Maj të jenë vaksinuar gjysmë milioni njerëz.
Vaksinimi po kryhet fillimisht te personat mbi 70 vjeç dhe më pas pritet që fasha të zgjedhoret, ndërsa Rama tha se në pranverën e ardhshme Covidi do të jetë hedhur pas krahëve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!