Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë është duke zhvilluar një takim elektoral me qytetarët në Tiranë në zonën e “Pazarit të Ri”, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Advertisements
Gjatë fjalës së tij ai është përballur sërish me thirrjen “Rama ik”, të një qytetari, i cili është shfaqur në ballkonin e një ndërtese afër vendit ku po zhvillohet takimi.
Thirrjes së tij Rama i është përgjigjur:
Advertisements
“Ouuu, Ouu. Ore unë nuk iki, por kujdes mos biesh ti. Se nuk ja vlen të biesh për Lulin. Kujdes! Kujdes! Se patronazhistët shikojnë. Hajt futu brenda tani. Bravo e bëri detyrën. Se këta këtë thonë Rama ik dhe ikin vetë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!