Qytetari konfrontohet fizikisht me vëzhguesin e PD, largohet dhe merr fletën e votimit me vete

Një tjetër incident është shënuar në qendrën e votimit në fshatin Vashtmi.

Advertisements

Mësohet se një votues ka dashur të votojë familjarisht, por është penguar nga vëzhguesi i PD-së çka ka sjellë edhe tensionim të situatës.

Ata janë konfrontuar fizikisht, ndërsa votuesi është larguar duke marrë me vete edhe fletën e votimit.

Advertisements

Ky është rasti i tretë i një incidenti të ndodhur në të gjithë vendin. Dy rastet e mëparshme janë regjistruar një një Tiranë, ku një qytetar u kap duke fotografuar votën në shkollën “Andon Zako Çajupi” dhe më pas është arrestuar nga policia.

Po ashtu një tjetër rast është regjistruar në Vlorë, ku sërish një qytetar ka tentuar të fotografojë votën, por është ndaluar nga komisionerët.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTiranë/ Pezullohet votimi në shkollën “Çajupi”, policia arreston 30-vjeçarin
Artikulli tjetërKonflikt mes këshilltarit të ministrit Çuçi dhe impatizantëve të tre forcave politike në Memaliaj (video)